‘Fshesa’ Zidane, largon 5 lojtarë deri tani

14:36 | 06 Korrik 2019

Real Madridi përshpejton largimet: Konfirmohen pesë largime për 105 milionë euro dhe shumë të tjerë janë afër.

Tri ditë përpara se Real Madridi të fillojë përgatitjet para-sezonale përpara sezonit 2019/20, ka ende disa largime që priten të ndodhin te Los Blancos.

Skuadra, përveç lojtarëve që luajtën në Copa America dhe Kampionatin Evropian U-21 , do të jetë në Valdebebas më 8 korrik për nisjen e përgatitjeve para-sezonale para se të udhëtojnë të martën në Montreal, përcjell Telegrafi.

Tashmë ka pesë lojtarë që janë larguar nga klubi, me dy që vijnë në orët e fundit, ndërkohë që ka ende pak të ardhmen e të cilëve mbeten të paqarta.

Marcos Llorente ishte i pari që u largua pasi u bashkua me Atletico Madridin për 40 milionë euro.

Lamtumirën e tij me Mbretërit e dha edhe kroati Mateo Kovacic pasi e bëri transferimin e tij të përhershëm te Chelsea për një pagesë prej 45 milionë eurosh.

Shitja më e fundit ishte Raul de Tomas, me sulmuesin që iu bashkua Benficës për 20 milionë euro, ndërsa të premten u konfirmuan edhe dy marrëveshje huazimi për Sergio Reguilon në Sevilla dhe Martin Odegaard në Real Sociedad.

Në total, Madridi ka fituar 105 milionë euro nga shitjet e deritashme dhe kjo shifër pritet të rritet në ditët në vijim.

Theo Hernandez pritet të jetë lojtari i ardhshëm që largohet ngaa Bernabeu pasi ai do të bashkohet me Milanin për 20 milionë euro, ndërsa edhe largimi i Keylor Navas duket i pashmangshëm, pasi Thibaut Courtois do të jetë numër 1.

Një tjetër lojtar me një të ardhme të pasigurt është Jesus Vallejo, njëri nga yjet e Spanjës në Kampionatin Evropian U-21, ndërsa rrugën e tij pritet ta ndjek edhe bashkëlojtari Dani Ceballos që pëlqehet shumë në Ligën Premier.

Puna më e madhe e Real Madridit dhe fitimet më të mëdha pritet të ndodhin me largimet e James Rodriguez, Gareth Bale, Isco dhe Lucas Vazquez.

Në listën e largimeve janë edhe disa lojtarë tjerë si Mariano Diaz, Brahim Diaz, Nacho Fernandez, Andreiy Lunin dhe Luca Zidane.

Komento: