Nuk ka kthim prapa: James po transferohet në Itali

15:08 | 06 Korrik 2019

James Rodrigues po transferohet në Serienë A.

Ylli i Kombëtares së Kolumbisë, James Rodriugez, do të largohet nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Napolit në Serie A.

Siç raporton “Il Mattino”, skuadra nga Serie A po punon për të përfunduar detajet e fundit, para se James të zyrtarizohet.

27 vjeçari te Napoli, do të gjejë edhe Carlo Ancelottin, me të cilin ka punuar te Real Madrid dhe Bayern Munich.

Gjatë karrierës së tij, James ka veshur edhe fanellën e Banfield, Portos dhe Monacos.

Komento: