Etrit Berisha transferohet te SPAL.
Edhe zyrtarisht Etrit Berisha është lojtar i SPAL.
SPAL ka zyrtarizuar transferimin e portierit të Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, në formë huazimi me obligim blerje nga Atalanta në fund të sezonit 2-19/20.
Portieri i Shqipërisë ka qenë në Itali që nga viti 2013 te Lazio, më pas te Atalanta, kurse tani do të nisë një aventurë të re te SPAL.
30-vjeçari nuk ia doli te Atalanta, duke përfunduar si zgjedhja e dytë për Pierluigi Gollini.
Berisha ka bërë 56 paraqitje për Shqipërinë dhe 22 ndeshje zyrtare për Atalantan sezonin e kaluar.