Manchester Untied kanë hyrë në negociata me Lazion për Sergej Milinkoviç-Savic, raporton Mediaset.
Djajt e Kuq janë në kërkim të një mesfushor të ri, pasi që duket se do të humbasin Paul Pogba në Real Madrid, përcjell ORAinfo.
United u përpoq të nënshkruajë Milinkoviç-Saviç vitin e kaluar, por Lazio mbajti yllin e tyre.
Por drejtori sportiv i Lazio Igli Tare është në Londër këtë javë duke diskutuar një lëvizje të mundshme në ekipin e Premier League./ORAinfo/