Lajm “Bombë”, ja ku po transferohet Mandzukic

16:23 | 06 Korrik 2019

Mandzukic, duket se nuk do vesh më fanellën e Juventusit.

Mario Mandzukic pas largimit të Massimiliano Allegrit po mendon seriozisht për destinacionin e tij të ardhshëm. Sulmuesi kroat me shumë mundësi do të transferohet në një ekip ku të jetë në qendër të projektit.

Sarri ka në mendje një tjetër skemë që nuk e favorizon kroatin i cili me shumë gjasa mund të rikthehet aty ku ka shkëlqyer më parë, në Bundesliga. Borussia Dortmund kërkon një bomber me eksperiencë dhe 33-vjeçari do të ishte zgjedhja perfekte për trajnerin Lucien Favre.

Mbetet për tu arritur akordi personal mes kroatit dhe verdhezinjve ndërsa për kartonin e tij Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro, shumë të cilën klubi gjerman mund ta arrijë përmes bonuseve.

Komento: