Milan transferon yllin e madh

17:25 | 06 Korrik 2019

Milani, është përfocuar edhe me një lojtar të ri.

Theo Hernandez është lojtari më i ri i Milanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Sikurse raporton Goal.com, mbrojtësi i majtë i ka kushtuar Milanit 20 milionë euro, ndërsa do të jetë në vendin e Rodrigez.

Tashmë mbetet për t’u parë performanca e tij me 7 herë kampionët e Europës, sepse tifozët e Milanit e shohin francezin si një përforcim shuëm pozitiv.

Komento: