Juve nuk ndalet, po e transferon super-sulmuesin

17:42 | 06 Korrik 2019

Juventusi nuk e ka ndërmend të ndalet.

Romelu Lukaku është tashmë një objektiv i deklaruar i Interit në këtë merkato, por duket se edhe Juventusi interesohet për sulmuesin belg.

Sipas “Sky Sport” bardhezinjtë i kanë deklaruar “luftë” ziklatërve në merkato, duke u interesuar për lojtarin që klubi milanez e kërkon prej kohësh.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje është bërë për të shqetësuar skuadrën e stërvitur nga Conte apo ai është një pistë konkrete për bardhezinjtë.

Serie A ka filluar më herët këtë vit, që në merkato, nëse ky është fillimi nuk duam të mendojmë se si do jetë kur të dy rivalët e përjetshëm të zbresin në fushë.

Komento: