Lajmet e fundit tregojnë se Manchester United është në bisedime për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Savic, duke ofruar 75 milionë euro.
SportMediaset kishte treguar të premten se drejtori Igli Tare kishte fluturuar në Londër për bisedime me klubin Old Trafford, përcjell ORAinfo.
Tani gazeta spanjolle Marca pretendon se oferta fillestare është me vlerë 75 milion euro dhe është një Lazio që mund të pranojë shumë mirë./ORAinfo/