Victor Valdes është emri i ish-portierit të Barcelonës, e që klubi po kërkon ta rikthejë prapë.
Presidenti Bartomeu ka zbuluar se portieri ikonë i Barcës, pritet të kthehet tek skuadra ‘Blaugrana’, por tashmë në stafin e trajnerëve.
Valdes, i cili qëndron si një legjendë e skuadrës, është i sigurt, dhe po përgatitet që të kthehet në ‘Camp Nou’, raporton ‘Goal’, transmeton lajmi.
37 vjeçari që dikur ishte gardian i portës së Barcelonës, do të jetë pjesë e stafit trajnues të skuadrës kampione të La Liga.
Valdes kishte regjistruar 545 paraqitje me skuadrën, duke fituar një numër të madh të trofeve, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.