Daçiq: Qëndrimi i BE-së nuk thotë se Kosova është shtet i pavarur

20:21 | 06 Korrik 2019

Ivica Daçiq ka thënë se as qëndrimi i Bashkimit Evropian nuk thotë se Kosova është e pavarur.

Ai ia ka drejtuar këto fjalë kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

“Bojko, më lejoni të ju them diçka, qëndrimi i BE-së nuk është se Kosova është shtet i pavarur. Ju Bojko, duhet të respektoni qëndrimin e BE-së dhe mos mbajni mësim për Borrelin. Çfarë do të thotë kjo mospërfillje, çfarë ju duket?”, tha me nervozizëm Daçiq.

Ai këto komente i bëri kundër deklaratës së kryeministrit bullgar Bojko Borisov i cili tha se pavarësisht se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, shefi i ardhshëm i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell duhet të veprojë në përputhje me politikat e BE-së.

Duke komentuar deklaratën e analistit Bodo Ëeber se Borrell do t’i ndihmojë Beogradin të kuptojë se realiteti është pavarësia e Kosovës, Daçiq tha se dikush duhet t’i ndihmojë dhe t’i këshillojë ata se realiteti është ndryshe.

Duke komentuar mbi deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel e cila vlerësoi Serbinë për përparimin ekonomik, ministri i jashtëm serb tha se beson se deklarata e saj do të ndikoj në opozitën e Serbisë.

Komento: