Conte “dridh” Seria A, ja cilin lojtar po e sjellë te Inter

23:40 | 06 Korrik 2019

Interi, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Antonio Conte kërkon që të ndërtojë një Inter shumë kompetitivë në të gjitha repartet, por mbi të gjitha në krahët e mbrojtjes.

Strategu italian njihet për lidhjen e fortë që ka me skemën 3-5-2.Dëshira e madhe e tij është që këtë verë drejtuesit të afrojnë një kampion të vërtet në krahun e djathtë si Dani Alves.

Mbrojtësi brazilian mund të transferohet me kosto zero, pasi nuk ka rinovuar kontratën me PSG.

Në të kaluarën ai ka luajtur me Juventusin në Seria A, por nuk do të jetë aspak problem, pasi nuk e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën me bardhezinjtë.

Interi nuk do ta ketë të thjeshtë pasi për Dani Alves në garë janë dhe dy ekipe prestigjioze si Barcelona dhe Atetico Madrid, por nuk përjashtohet një aventurë edhe në Premier League

Komento: