Ҫitaku paralajmëron vizitë zyrtare në Izrael, thotë se është e para që e bën këtë

09:47 | 07 Korrik 2019

Vlora Ҫitaku është ftuar për vizitë në Izrael.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka paralajmruar se do të bëjë një vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan.

Këtë njoftim Çitaku e ka bërë përmes llogarisë së saj në Tëitter ku thoë se ajo do të jetë diplomatja e parë kosovare në Izrael.

“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Komento: