Nuk e priste askush, Muriqi befason me skuadrën e re

10:12 | 07 Korrik 2019

Vedat Muriqi po vazhdon të flitet për të ardhmen e tij.

Muriqi i cili shkëlqeu me skuadrën e Rizespor edicionin e kaluar, u kthye në një objektiv kryesorë për gjigantët e Superligës turke.

Ditë më parë lojtari ka njoftuar se do të qëndrojë me skuadrën e Rizespor, por duket se klubi i tij ka plane të tjera për të.

Për të mos rrezikuar që ta humb lojtarin me parametra zero, duket se Rizespor ka vendosur që ta transferojë sulmuesin tek Fenerbahce, sipas raportimeve të ‘Fanatik’.

Muriqi edhe më parë ka qenë i lidhur me një transferim tek Fenerbahce, por thuhej se ai preferonte skuadrën e Galatasaray.

Gjithçka mbetet e paqartë rreth të ardhmes së lojtarit kosovar. Mbetet të shihet ku do ta gjejë sezoni i ardhshëm gjigantin e sulmit kosovar.

Komento: