Pas ndëshkimit me karton të kuq, Messi ‘shpërthen’ me këtë deklaratë

11:00 | 07 Korrik 2019

Messi u ndëshkua me karton të kuq, e padyshim se pas kësaj ka reaguar.

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka shpërthyer mbrëmë me akuza, pas ndëshkimit me kartonin e kuq.

Ndeshja Argjentinë – Kili ishte tejet e tensionuar që nga minuta e parë, dhe më së keqi këtë e pësoi Lionel Messi, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.

Gjatë minutës së 38’, ishte një moment kur Gary Medel iu afrua dhe e goditi me kokë yllin e Argjentinës, për tu ndëshkuar të dy me kartonin e kuq.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak njërit prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, i cili refuzoi të paraqitej më pas në ceremoninë e ndarjes së medaljeve.

“Ne po largohemi nga kjo garë me një fitore, por mbi të gjitha me kokën lart dhe ndjenjën se këtë herë futbolli nuk ishte korrekt me ne” ka shkruar Messi në një ‘Instastory’.

“Kjo për mënyrën se si luajtëm dhe sepse ishim më të mirë se Brazili. Ne merituam të jemi në finale” ka shkruar tutje Leo.

“Por, duhet të shohim përpara me optimizëm, sepse aty ka një të ardhme dhe bazë të fortë në këtë kombëtare. Duhet t’i japim kohë” ishin fjalët e numrit 10.

Messi në shenjë proteste refuzoi që të merrte medaljen e bronztë, duke thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e korrupsionit.

Komento: