Liverpooli po e transferon super-yllin, e zbulon Klopp

13:19 | 07 Korrik 2019

Duket se Liverpooli po bëhet me një lojtar të ri.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, mezi pret që të shoh përsëri në fushë yllin e skuadrës së tij, Alex Oxlade – Chamberlain.

Pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në çerekfinalen e para dy sezoneve, lojtari anglez e kishte pasur të pamundur të paraqitej për skuadrën e tij.

Chamberlain arriti që të paraqitej në vetëm një ndeshje të Premierligës sezonin e kaluar, por nga sezoni i ardhshëm ai pritet të jetë në 100% të tij.

E kjo gjë sigurisht që i pëlqen edhe Jurgen Klopp, i cili thotë se Ox do të jetë si një transferim i ri për skuadrën nga ‘Anfield’.

“Nëse Ox mund të qëndrojë pa lëndime, do të jetë një lojtar i ri për ne” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool.

Kujtojmë se Liverpool e kishte transferuar lojtarin nga skuadra e Arsenal, dhe ai arriti të luante rrol të rëndësishëm, duke lënë gjurmë sidomos në ndeshjen kundër Manchester City.

Komento: