23 të prangosurit në rastin e patentë shoferëve, ja ҫfarë ndodhi me ta

13:22 | 07 Korrik 2019

23 persona ishin prangour për rastin e patentë shoferëve.

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve, ku pas deklaratave të të dyshuarve dhe mbrojtësve të tyre, pritet që gjykata të vendos për masën e ndalimit prej një muaj apo edhe t’i lirojë në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona të dyshuar për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’ dhe ‘marrje ryshfeti’.

Gjatë ditës së premte, Policia e Kosovës zhvilloi një aksion masiv në Qendrën e Patentë Shoferëve në Prishtinë, ku prangosi 23 persona të dyshuar për dallavere.

Periskopi merr vesh se pati edhe prej atyre që e kuptuan këtë aksion dhe nuk shkuan fare atë ditë në punë, duke i shpëtuar kapjes nga organet kompetente të shtetit.

Komento: