Duket se Ozil së shpejti do të largohet nga skuadra e Arsenalit.
Ylli turk, me pasaportë gjermane, Mesut Ozil, është shumë afër që t’i jap fund aventurës së tij në Premierligë.
Mesfushori ka qenë pjesë e Arsenal tash e gjashtë vite, por sezoni i fundit nuk ishte më i miri i mundshëm për të.
Tashmë, Ozil është kthyer në një objektiv të skuadrave nga Superliga e Turiqsë, saktësisht Fenerbahce, raporton ‘TRT Spor’.
Forma jokonsistente e lojtarit sezonin e kaluar ka ngjallur thashethemet për një largim të mundshëm të lojtarit, dhe vendlindja e tij shihet si destinacion i ardhshëm me 51% gjasa.
Paga e lojtarit shihet si pengesa e vetme për një transferim të tillë, pasi ai tek Arsenal fiton rreth 350 mijë funte në javë.