Pacolli tregon se kush ia pamundësoi Kosovës pjesmarrjen në Samitin e Sarajevës

15:13 | 07 Korrik 2019

Behgjet Pacolli ka folur për Samitin që do të mbahet në Sarajevë.

Ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me kushtet ekzistuese, Kosovës i është pamundësuar përfaqësimi në Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore i cili do të mbahet në Sarajevë.

Ai ka thënë se Kosova i ka shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e saj në këtë samit, por që nuk kanë pranuar që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin pjesë me kushtet ekzistente.

“Vetëm disa orë para fillimit të takimit në nivel ministror dhe Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe pasi i kemi shtjerrur të gjitha mundësitë lidhur me pjesëmarrjen e shtetit tonë në këtë ngjarje kulmore politike rajonale, qëndrim i palëkundur i institucioneve të Republikës së Kosovës është që me kushtet ekzistuese neve na është pamundësuar përfaqësimi në Samit” shkroi Pacolli

Ai ka shkruar se mënyra se si është menduar të trajtohet Kosova është e papranueshme, dhe sipas tij, kjo I vë hije të keqe Samitit i cili u mbajt në Poloni.

“Mënyra se si është menduar të trajtohet delegacioni shtetëror i Kosovës është e papranueshme. Për më tepër, ajo i vë hije të keqe edhe Samitit të posapërfunduar të Poznanit në kuadër të Procesit të Berlinit, deklaratave dhe zotimeve të përbashkëta që i kemi bërë aty, por edhe angazhimeve të sinqerta dhe konstruktive që Kosova si shtet i bën në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale. “ shkroi ai.

Ai ka siguruar qytetarët se “nuk bëjmë kompromise me të arriturat tona si shtet si dhe me perspektivën euroatlantike”.

Ai ka shtuar se Kosova do të vazhdojë të jap kontributin e saj për zhvillimin rajonal dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon dhe integrim të plotë të Evropës Juglindore.

Komento: