Iu bashku Milanit, ish-ylli i Real Madridit befason me deklaratën e fundit

15:40 | 07 Korrik 2019

Ish-ylli i Real Madridit i është bashkuar Milanit.

Theo Hernandez ka thënë se i është bashkuar Milanit nga Real Madridi për ta arritur kulmin dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve, çuditërisht në një kohë kur klubi kuqezi ka pësuar rënie shumë të madhe dhe nuk bën pjesë në garat evropiane.

Mbrojtësi i majtë e kompletoi kalimin nga Real Madridi për një shumë, që thuhet të jetë 20 milionë euro, edhe pse Milani nuk pritet ta paguajë këtë shumë parash menjëherë por në disa sezone.

“Jam shumë i ngazëllyer dhe i lumtur që iu kam bashkuar Milanit”, tha Theo për faqen zyrtare të klubit.

Milani nuk do të luajë në Evropë sezonin që vjen pasi u përjashtua nga Liga e Evropës, gara dytësore evropiane, për shkelje financiar dhe do t’i duhet kohë ta rimarrë veten dhe të kthehet në maje.

Por, Theo synon të bëjë histori me klubin kuqezi duke e fituar Ligën e Kampionëve, garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Shpresoj se mund të bëj histori me këtë klub. Do ta jap më të mirën për këtë klub. Milani është klub i madh, prandaj edhe kam ardhur këtu, për ta arritur kulmin dhe për ta fituar Ligën e Kampionëve”, shtoi ai.

Komento: