Skuadra e Romës afër këtij super-transferimi

15:53 | 07 Korrik 2019

Duket se Romës do t’i shtohet edhe një lojtar i ri.

Ylli i skuadrës së Portos i është ofruar skuadrës italiane, Roma.

Yacine Brahimi i ka ofruar shërbimet e tij skuadrës së Romës, pas skadimit të kontratës së tij me skuadrën portugeze.

Sipas ‘Tuttomercatoëeb’, Brahimi ka mbajtur në mend se ‘Giallorossi’ kanë qenë të interesuar për shërbimet e tij gjatë viteve të fundit, por nuk kanë bërë ndonjë hap konkret për të.

Lojtari tani është i lirë, pasi marrëveshja me Proton ka skaduar dhe ai nuk ka gjetur akoma skuadër të re.

Roma ka mundësi që të gjejë marrëveshje me lojtarin, por lojtari duhet pasur parasysh se do të ketë pagë të ulët.

Brahimi është 29 vjeçar dhe paraqitet me skuadrën kombëtare të Algjerisë. Sezonin e kaluar ai ka shënuar 13 gola dhe ka shtuar nëntë asistime në 49 ndeshje me Porton.

Komento: