Conte “pushton” Seria A, vjen me dy transferime gjigante

16:12 | 07 Korrik 2019

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi ka thënë se Antonio Conte dëshiron të sjellë Lukakun dhe yllin e Romës, Eden Dzeko në San Siro këtë verë.

Interi është duke u përgatitur për një sezon të ri me shumë ndryshime që nga ardhja e Contes, përcjell ORAinfo.

“Klubi është ambicioz dhe dëshiron të nënshkruajë tre-katër lojtarë të rëndësishëm”, tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Conte kërkon Dzeko dhe Lukaku dhe ai ka të drejtë, sepse ai është gjithashtu shumë ambicioz dhe ai e di se si ta kryejë punën e tij.

“Sigurisht që ai dëshiron të mundë Juventusin “ shtoi ai./ORAinfo/

Komento: