“Çmendet” Juve, ofron 120 milionë për yllin e madh

16:59 | 07 Korrik 2019

Juventusi, është i gatshëm të ofrojë £ 120 milionë për yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Francezi është lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë gjithë verës, por Times pretendon se Juventusi është i gatshëm të ofrojë para të konsiderueshme për të nënshkruar mesfushorin e tyre të mëparshëm, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, United janë të gatshëm të refuzojnë një ofertë të tillë të madhe për francezin, ndërsa Real Madridi gjithashtu mbetet i etur të nënshkruajë Pogbën./ORAinfo/

Komento: