Merr fund seanca ndaj 23 të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë, merret ky vendim

18:34 | 07 Korrik 2019

Ditë më parë u arrestuan disa persona në lidhje me disa dallavere me patentë shoferë.

Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 23 të arrestuarve për rastin e patentë shoferëve.

Gjatë kësaj seance është vendosur që të tërhiqet kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi.

“Seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të pandehurit përfundoi. Gjatë kësaj seance Prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse pretendimet e tyre. Në fund Prokurori u tërhiq nga kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve: Shkëlqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe dhe Ava Kurteshi”,tha Prokurori Ilaz Beqiri, shkruan Indeksonline.

Ndërsa për 19 të arrestuarit e tjerë pritet që brenda 48 orëve të ardhshme, Gjykata të marr vendimin, pasi nga Prokuroria është kërkuar një muaj paraburgim.

Vendimi që të tërhiqet kërkesa për caktimin e katër të arrestuarve erdhi pasi thuhet që ndaj tyre nuk ka bazë për masën e paraburgimit.

Tutje u theksua se hetimi ndaj kësaj çështje u bë përmes masave të fshehta dhe përmes tyre u arrit të sigurohen provat.

Gjatë të premtes, Policia arrestoi 23 persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të korrupsionit duke dhënë patentë shoferë në këmbim të parave.

Në këtë aksion janë arrestuar zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, mjekë, pronarë autoshkollave, etj.

Më poshtë keni emrat e të gjithë të arrestuarve për dallavere me patentë shoferë:

Agim Restelica

Ava Kurteshi

Avdush Topalli

Azem Miftari

Adem Binakaj

Burim Jashari

Dragan Zhivkoviq

Fejzullah Ejupi

Eduart Brahimaj

Filloreta Ajvazi

Filiz Krasniqi

Flamur Lekaj

Flora Ferizi

Haki Jashari

Laurat Shehu

Labinot Ajeti

Liljana Bozhanic

Magbule Mehmeti

Naser Llugaliu

Naser Bislimi

Premtim Topalli

Shkëlqim Statofci

Shaban Zuka

Komento: