Manchester United e ka gjetur zëvendësuesin e Paul Pogbas në skuadrën e Barcelonës.
Mesfushori francez vazhdon të mbetet pjesë e spekulimeve për një kalim të mundshëm te Juventus në Serie A po te Real Madrid në La Liga.
‘Sport’ shkruan se Ole Gunnar Solskajer e konsideron Rakiticn si një zëvendësues të mesfushorit Paul Pogba në skuadrën e tij, përcjell lajmi.
‘Djajtë e Kuq’ kishin bërë një ofertë prej 35 milionë euro për reprezentuesin kroat, e cila ishte refuzuar.
Solskajer është i shqetësuar se Pobga do të largohet, dhe kjo ka detyruar që të vazhdojë kontaktet me Barcelonën për Rakitic.