Një mashkull shumë i pashëm dhe zeshkan, ky është i dashuri i Zejnepit

15:51 | 08 Korrik 2019

Ajo është bërë shumë e dashur për publikun shqiptar.

Aktorja e njohur turke, Hazal Filiz Küçükköse, e njohur me rolin e “Zejnepit” te seriali “Kara Sevda”, vitin e kaluar i ka dhënë fund martesës së saj.

Ajo ishte e martuar me aktorin e njohur turk, Tuan Tunali, i njohur nga seriali “Erkenci Kus”. Në mediat turke po qarkullon lajmi se Hazal ka nisur një lidhje të re.

Madje, në mediat turke qarkullojnë disa fotografi nga pushimet e çiftit.

Komento: