Milani nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.
Kjo pasi që edhe një yll brazilian ka pranuar të bashkohet me rosonerët.
Sulmuesi i Gremios, Everton Soares ka thënë po për një transferim potencial të verës në AC Milan, sipas Calcio Mercato.
Megjithatë, 23-vjeçari aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro dhe Rossonerët ende nuk kanë arritur marrëveshje me klubin brazilian.