Po e kërkon gjithë Evropa, Neres do ta vesh këtë fanellë

16:07 | 08 Korrik 2019

Neres do të i qëndrojë besnik Ajaxit.

David Neres ka thënë se e ardhmja e tij është te Ajaksi, pas triumfit të tij me kombëtaren e Brazilit në Kupën e Amerikës.

22 vjeçari është lidhur me një transferim te Manchester United, Atletico Madrid dhe Everton gjatë muajve të fundit pas një sezoni fantastik me kampionin holandez.

“Po pi një birrë sepse kam për çka të festoj. Duhet që të kthehem te Ajaksi më 28 korrik. E ardhmja ime është me Ajaksin”, ka thënë Neres për Algemeen Dagblad.

Komento: