Felix zyrtarisht te Atletico, ja çfarë numri do të bartë

16:24 | 08 Korrik 2019

Atletico Madrid, ka goditur me përforcimin e radhës.

Joao Felix është prezantuar tek Atletico Madrid. 19 vjeçari në konferencën për shtyp u shpreh se nuk i intereson shumë fakti që ai është lojtari më i shtrenjtë në historinë e Alteticos (126 milionë euro) dhe dëshiron të mbahet mend gjithmonë si Joao Felix, duke shkruar historinë e tij.

“Transferimi im shumë i lartë? Këto janë punët e merkatos. Nuk di asgjë nga këto. Unë thjeshtë luaj futboll. Unë bëj punën time, kështu që ndihmoj edhe klubin tim. Cristiano Ronaldo? Sikurse ne e dimë, ai është një lojtar shumë i madh, është më i miri në botë dhe mbase do të jetë gjithmonë. Ai më ka treguar mua shumë gjëra për Madridin. Unë jam këtu për të bërë histori, të mbahem mend si Joao Felix. Ai është Cristiano Ronaldo, kurse unë jam Joao Felix”, është shprehur ndër të tjera djaloshi.

Komento: