Manchester Unitedi e dëshiron yllin e Chelseas

21:14 | 08 Korrik 2019

Ylli i Chelseas duket se është synimi i radhës i Manchester Unitedit.

Pritshmërit nga Tiemoue Bakayoko ishin të mëdha pasi arriti në Stamford Bridge mirëpo ai është një lojtar i cili ka dështuar në Chelsea.

Ai nuk e tregoi veten me këtë skuadër, duke u cilësuar pastaj edhe si ndër transferimet më të dështuara të Chelseas.

Edhe pse ndalimi i transferimit të lojtarëve për Chelsean do të mbajë shpresat e tij zgjuar, francezi prap do të përballet me shumë konkurrencë në këtë klub.

Si rezultat, ka shumë zëra që sugjerojnë se Bakayoko do të i jap lamtumirën këtij klubi pasi që është edhe vetëm si huazim tek Chelsea.

Është pohuar se drejtori sportiv i Paris Saint-Germain është në kontakt me lojtarin, i cili ka lindur në kryeqytetin francez dhe e ka mbështetur PSG-në si një fëmijë i vogël.

Por siç duket më së afërmi për ta transferuar lojtarin është Manchester United, pas frikës se Paul Pogba dhe Nemanja Matic mund të largohen, e kështu këtë lojtar e konsiderojnë si opsion të mirë për mesfushë.

Ole Gunnar Solskjaer është fokusuar kryesisht tek talentët e ri këtë verë, pasi ka nënshkruar me Daniel James dhe Aaron Ëan-Bissak.

Mbështetësit e klubit kanë treguar tolerancë për këtë intersim të United. Mirëpo nësë do të ndodhë transferimi edhe mund të ngjallë reagime.

Komento: