Përfundon telenovela De Ligt, arrihet marrëveshja

22:47 | 08 Korrik 2019

Juventusi është afër sigurimit të nënshkrimit të Matthijs de Ligt nga Ajax.

Kampionët e Serie A kanë arritur një marrëveshje me 19-vjeçarin për një kontratë pesëvjeçare që do ta shohë atë të fitojë 8 milionë euro në pagën bazë me 4 milionë shpërblime.

Agjenti i De Ligt, Mino Raiola, konfirmoi të dielën për gazetën holandeze “De Telegraaf” se një marrëveshje është bërë me Juventusin, përcjell ORAinfo.

“Marrëveshja është bërë me Matthijs de Ligt”, tha Raiola.

Juventusi i ka ofruar 65 milionë euro Ajaxit për De Ligt – ku 55 milionë euro do të paguhen menjëherëm dhe 10 milionë euro tjera në form të shpërblimeve, megjithatë, të dyja palët mbeten për 10 milionë euro larg në vlerësimet e tyre të lojtarit.

Në Torino nuk e shohin hendekun si të pakapërcyeshëm dhe besojnë se një marrëveshje do të bëhet në ditët në vijim.

Juventusi ka luftuar kundër konkurrencës së Liverpoolit, Bayernit, Barcelonës dhe PSG për të udhëhequr garën për nënshkrimin e holandezit. /ORAinfo/

Komento: