Thëllohet kriza mes Neymar dhe PSG, ndërhyn edhe babai i lojtarit

08:31 | 09 Korrik 2019

Neymar dhe PSG janë duket vazhduar një përplasje në distancë.

Babai dhe agjenti i Neymar ka insistuar që Paris Saint-Germain e dinte se djali i tij nuk do të paraqitej në turin para-sezonal.

PSG ka deklaruar se ata do të marrin masa kundër anësorit brazilian pasi ai nuk u shfaq në stërvitje të hënën.

“Ne kishim veprime komerciale dhe institucionale [për të kryer], institucioni Neymar i ka bërë këto veprime për pesë vjet dhe ne gjithmonë kemi nevojë për t’i bërë ato çdo vit”, tha Neymar Senior për Fox Sports Brazil.

”PSG, në prani të presidentit Nasser [Al-Khelaifi], madje mori pjesë në këto veprime”.

””Nuk e kuptoj arsyen e asaj çka ndodhi. Ne jemi të zemëruar, por PSG e dinte këtë situatë”, tha ai.

Si dhe ngjarjet me institucionin e tij, Neymar do të marrë pjesë në një ngjarje të Red Bull më 12 dhe 13 korrik në Brazil.

Komento: