Aksidentohet autobusi nga Kosova në magjistralen Tiranë – Durrës

12:23 | 09 Korrik 2019

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi me targa të Kosovës del nga rruga.

Një autobus pasagjerësh me targa të Kosovës është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Siç duhet edhe nga fotot, autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik në qarkullim.

Komento: