I jepet lamtumira e fundit futbollistes Florijana Ismailit

12:47 | 09 Korrik 2019

Sot po organizohet ceremonia e varrimit të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili.

Në Roben është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit të futbollistes Florijana Ismaili e cila u gjet e vdekur në liqenin e Comos.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe shumë lojtarë të NAT dhe YB.

Një jave e gjysmë më parë 24 vjeçarja humbi jetën, ndërsa vdekja e saj tronditi gjithë Zvicrën, por edhe shqiptarët kudo që janë.

Familjarë, miq e shumë njërës të njohur nga bota po i japin sot lamtumirën e fundit përderisa ceremonia e varrimit po zhvillohet në Wroben, ku janë paraparë të mbahen edhe disa fjalime nga familjarët, miqtë dhe përfaqësues të Shoqatës së Futbollit në Zvicër (SFV dhe YB), transmeton Indeksonline.

Florijana ishte hedhur me motobarkë në liqenin e Comos dhe nuk u shfaq më. Shpëtuesit e kërkuan atë për disa ditë, ndërsa me 2 korrik një zhytës gjeti trupin e saj të pajetë në fund të liqenit.

Shkaku i vdekjes nuk është sqaruar ende, por sipas raportit të autopsisë, futbollistja pati asfiksi akute apo ndalim i papritur i frymëmarrjes.

Komento: