Ministri Bytyqi kërkon rritjen e numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP

12:53 | 09 Korrik 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Suzana Manxhuka-Kërliu.

Në këtë takim ministri Bytyqi ka kërkuar rritjen e numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020, përcjell ORAinfo.

Postimi i plotw i ministrit Bytyqi

Kam pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, z. Uran Ismaili dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, znj. Suzana Manxhuka-Kërliu.

Ministrin Ismaili dhe dekanen Manxhuka-Kërliu i kam ftuar në takim për të bisedur lidhur me mundësinë e rritjes së numrit të studentëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë në UP, për vitin e ri akademik 2019/2020 .

Shpreha gatishmëri që kjo kërkesë të realizohet për faktin se është një politikë me interes nacional dhe në funksion të kësaj MASHT është duke marrë veprimet e nevojshme, duke parë të gjitha mundësitë ligjore që kjo kërkesë të jetësohet, gjithnjë duke u bazuar edhe në vendimet e AKA-së.

Bashkë me ministrin Ismaili vlerësuam se është e nevojshme që të rritet numri i studentëve në mënyrë që të përmbushen kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për shërbime mjekësore.

Komento: