Menaxheri i Pogbas reagon ndaj kritikave për lojtarin

14:35 | 09 Korrik 2019

Ka reaguar menaxheri i Pogbas ndaj kritikave për të.

Menaxheri i Paul Pogbas, Mino Raiola, insiston se mesfushori francez nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se Manchester Unitedi e ka ditur që një kohë të gjatë dëshirën e tij për t’u larguar nga “Djajtë e kuq”.

Paul Pogba e pranoi gjatë pushimit veror se ky mund të jetë momenti i duhur për ta gjetur një sfidë të re diku tjetër – komente të cilat u pasuan nga komentet e agjentit të tij, Mino Raiolas, i cili tha se ai është në proces për t’ia gjetur një klub të ri francezit.

Real Madridi i Zinedine Zidanit dhe ish-klubi i tij, Juventusi, kanë qenë dy klubet që kanë shprehur më së shumti interesim për fituesin e Kupës së Botës, i cili ishte në qendër të vëmendjes gjatë stërvitjes së parë të Manchester Unitedi që prej arritjes në Australi.

Pas deklaratave të para të dhëna për Times, Raiola e ka komentuar sërish situatën e klientit të tij në Manchester United, gjatë një interviste të dhënë për talkSport.

“Lojtari [Pogba] nuk ka bërë asgjë të gabuar. Ai ka qenë i respektueshëm dhe profesionist në çdo mënyrë të mundshme dhe gjithmonë. Klubi i ka ditur ndjenjat e tij që një kohë të gjatë”, ka thënë Raiola.

“Është e turpshme që njerëzit e tjerë vetëm duan ta kritikojnë atë pa informatat e duhura dhe mua më vjen më të vërtetë keq që klubi nuk ka treguar kundër këtyre ofendimeve. Shpresoj se do të ketë shpejt zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët”.

Djemtë e Solskjaerit arritën në Perth të hënën dhe skuadra e kompletoi stërvitjen e para në ËAVA në Perth të martën, ku edhe lojtarët e rinj, Aaron Ëan-Bissaka dhe Daniel James, morën pjesë, bashkë me Pogban.

Komento: