ZYRTARE: Milan nënshkruan me emrin e madh

16:44 | 09 Korrik 2019

Siç pritej, Daniele Bonera zyrtarisht u kthye në Milano si pjesë e stafit të ri të trajnerit, Marco Giampaolo.

Mbrojtësi i vari këpucët e tij në Villarreal këtë javë dhe është kthyer në Milanello, ku luajti nga 2006 deri 2015, duke bërë 201 paraqitje konkurruese, përcjell ORAinfo.

Ky është një rol i ri për 38-vjeçar, i cili do të punojë si një nga ndihmësit e Giampaolo-s, i bashkuar nga Francesco Conti, Salvatore Foti dhe Fabio Micarelli.

Stefano Rapetti është trajner i stërvitjes, Luigi Turci, trajner i portierit dhe Emiliano Betti, asistent i tij./ORAinfo/

Komento: