Merr fund “drama”, De Ligt pranon ta vesh këtë fanellë

17:12 | 09 Korrik 2019

Sky Sport Italia zbulon se Juventusi mund të përfundojë një marrëveshje për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt këtë javë.

Distanca mbetet mes dy klubeve mbi një tarifë transferimi, por Sky beson se Juventusi është në pozitë favorite, përcjell ORAinfo.

Kjo është për shkak se Paris Saint-Germain dhe Barcelona e kanë kërkuar të dy, ndërsa 19-vjeçari dëshiron vetëm Bianconerët.

Prandaj, drejtori sportiv Fabio Paratici po kërkon të marrë holandezin para se Zonja e Vjetër të largohet për turneun e tyre preseason të Azisë./ORAinfo/

Komento: