Nënshkrimi i ri, Youri Tielemans zgjodhi të i bashkohej Leicester City pavarësisht se u tha që Manchester Unitedi ishte i interesuar ta nënshkruante atë, thotë Sky Sports.
Mesfushori 22-vjeçar u bashkua me Foxa në mënyrë të përhershme të hënën dhe njoftohet se i tha agjentit të tij për të marrë një marrëveshje me Leicester shpejt, edhe pse agjenti donte të priste dhe të shihte nëse një ofertë nga Devilët e Kuq materializohej, përcjell ORAinfo.
Ole Gunnar Solskjaer thuhet se është një admirues i Belgut dhe e shihte atë si një zëvendësim të mundshëm për Paul Pogba nëse francezi do të linte Old Trafford./ORAinfo/