PSG vjen me transferim të çmendur nga Barcelona

17:58 | 09 Korrik 2019

Paris Saint-Germain shpreson të arrijnë një marrëveshje me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti këtë verë, thonë mediat në Spanjë.

El Mundo Deportivo thotë se kampionët francezë do t’i japin përparësi një lëvizjeje mbrojtësit qendror përpara shokëve të tjerë të klubit Blaugrana Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele – të cilët të dy admirohen nga skuadra franceze, përcjell ORAinfo.

Thuhet se secili prej këtyre lojtarëve mund të veprojë si mjete negocuese në kthimin e yllit brazilian Neymar në Camp Nou këtë verë, që duket të jetë gjithnjë e më e pashmangshme.

Umtiti humbi pesë muaj të sezonit të kaluar me një lëndim në gju, por konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror./ORAinfo/

Komento: