Lajm i madh për rrossonerët, ylli i madh po vesh fanellën e Milanit

18:59 | 09 Korrik 2019

Andre Silva, ka shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin në Milano për fazen parasezonale.

Silva ishte një nga transferimet e mëdha të Milanit në verën e vitit 2017, duke arritur nga Porto në një marrëveshje prej 38 milionë eurosh, por sulmuesi shënoi vetëm dy gola të Serie A në sezonin e tij të parë, përcjell ORAinfo.

Pas huazimit në Sevilla 23-vjeçari duket se i është dhënë një shans i dytë nga Rossonerët.

“Ndihem shumë mirë, jam i lumtur të kthehem te Milanello dhe të takohem me shumë shokë të ekipit tim. Dua të takohem me trajnerin dhe të flas për atë që do të jetë ky sezon”, tha ai për Milan TV./ORAinfo/

Komento: