Alberto Moreno nuk do të jetë më futbollist i Liverpool.
Mbrojtësi i majtë spanjoll, ka arritur marrëveshje me Villarrealin.
Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Villarreal, ku deklarohen të lumtur për marrëveshjen e arritur me ish mbrojtësin e Liverpoolit, përcjell lajmi.
Moreno te Villarreal do të transferohet si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Liverpoolin.
Në ‘Anfield Road’, 27 vjeçari Moreno ka qëndruar për pesë sezone, duke regjistruar 90 paraqitje, ku ka shënuar tri gola