S’ndalet Barcelona, gjen zëvendësuesin e De Ligt

21:34 | 09 Korrik 2019

Barcelona nuk arriti ta transferonte De Ligt, por ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Victor Lindelof mesa duket është në radarët e Barcelonës. Pasi dështoi me blerjen e Matthijs de Ligt, katalanasit kanë kërkuar informacione për mbrojtësin suedez të Manchester United.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka përdorur blerjen e Frenkie de Jong si një mundësi për të kontaktuar edhe mbrojtësin e United, sepse të dy kanë të njëjtin agjent.

Agjenti i Lindelof ka insistuar se e ardhmja e lojtarit është në duart e Djajve të Kuq, me klubin që refuzon të hyjë në negociata për shitjen e 24-vjeçarit.

Suedezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij në Old Trafford, me opsion për një vit tjetër.

Komento: