Costa arrin marrëveshje, firmosë me skuadrën angleze

22:28 | 09 Korrik 2019

Diego Costa është bërë me skuadër të re.

Anglia po troket përsëri në derën e Diego Kostës. Sulmuesi i Atletico Madrid kërkon të rikthehet te ditët e lavdishme në Premier League, por këtë herë me Wolves.

Sipas Globo Esporte, spanjolli ka pranuar propozimin e Wolverhampton për një rikthim në Angli dhe ai do të konkurronte me Raul Jimenez për një vend titullari.

Megjithatë, ata mund të luajnë edhe së bashku dhe do të formonin një nga dyshet më të frikshme të kampionatit anglez.

Komento: