Thiago Alcantara i ka kërkuar Bayern Munichut të përpiqet të nënshkruajë, Ousmane Dembele nga Barcelona këtë verë.
22-vjeçari ka përjetuar një formë të keqe të nga lëndimet në Camp Nou dhe është raportuar se ka një rritje frustrimi, përcjell ORAinfo.
Raportet muajin e kaluar treguan se Bayern kishte paraqitur një ofertë prej 70 milion euro për sulmuesin, pasi ata përpiqen të përforcojnë sulmet e tyre në fusha të gjera pas largimeve të Franck Ribery dhe Arjen Robben.
“Dembele është një lojtar i shkëlqyer, flas si futbollist dhe si ai që ka luajtur kundër tij: ai është një futbollist shumë i mirë”, tha ish-mesfushori i Blaugranës, Thiago, nga Diario Sport./ORAinfo/