Arrihet marrëveshja, City nënshkruan me super-mesfushorin

14:33 | 10 Korrik 2019

Manchester City është gati të përfundojë nënshkrimin e Jose Cifuentes .

Mesfushori 20-vjeçar kapi sytë në Kupën e Botës U-20 me Ekuadorin, duke tërhequr vëmendjen e kampionëve të Premier Ligës, si dhe gjigantët skocezë Celtic, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Radio Caravana raporton se gjithçka tashmë është rënë dakord për Cifuentes që të bashkohet me Man City këtë verë.

Mesfushori ekuadorian do t’i bashkohet menjëherë një ekipi kroat të paidentifikuar për të fituar më shumë eksperiencë në ekipin e parë para se të përpiqet të prezantohet në ekipin e Pep Guardiolës.

Cifuentes do të ishte nënshkrimi i tretë i Cityit, duke ndjekur nga ardhjet e Rodri dhe Angelino./ORAinfo/

Komento: