Transferimi i Real Madridit lëshon konferencën, kishte probleme shëndetësore

18:26 | 10 Korrik 2019

Sot është bërë një prezantim i ri tek Reali.

Eder Militao sot (e mërkurë) është prezantuar si futbollist i Real Madridit.

Mbrojtësi portugez ka lënë Porton për t’iu bashkuar Real Madridit, për 40 milionë euro.

Paraqitja para medieve për 21 vjeçarin, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë.

Braziliani ka pasur marramendje gjatë konferencës për shtyp, duke e lëshuar atë.

Militao i tha zëdhënësit të shtypit të Realit se po i merreshin mendtë dhe se nuk mund të vazhdonte dot më konferencën.

Përndryshe, Militao është në mesin e shumë blerjeve të Real Madridit këtë verë, përfshirë edhe Eden Hazard, Luka Joviçin dhe Ferland Mendy.

Komento: