Ronaldo është bërë me shkuadër të re.
Sot (e mërkurë), Padova njoftoi për transferimin e Ronaldos në klubin e tyre, por natyrisht jo të Cristiano Ronaldos së Juventusit.
Bëhet fjalë për Ronaldo Pompeun, mesfushorin 29 vjeçar brazilian, që rikthehet te Padova.
Kurioziteti i këtij transferimi nuk ka të bëjë me emrin, pasi tashmë njohim shumë futbollistë me emrin Ronaldo.
Por, skuadra që sezonin e ri do të garojë në Serie C, njoftimin për transferimin e lojtarit e ka bërë në një mënyrë të veçantë, sikurse Juventusi kur një vit më parë transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madrid.