Balotelli së shpejti do të mbetët pa skuadër.
Mario Balotelli nuk do të mbetet te Marseille.
Sulmuesi italian do të largohet nga Marseille, pjesë e së cilës ishte nga janari i këtij viti.
Balotelli u bashkua me Marseillen në janar të këtij viti, pas largimit nga Nice.
“Pozita e sulmuesit duhet të plotësohet, pasi Mario Balotelli nuk do të vazhdojë me O.M”, ka deklaruar presidenti i klubit.
Ish sulmuesi i Interit, Milanit dhe Manchester City, në 15 ndeshje ka shënuar tetë gola te Marseille.