Lajm shumë i mirë për skuadrën e Liverpoolit

20:14 | 10 Korrik 2019

Një lajm i mirë ka ardhur për tifozët e Liverpoolit.

E ardhmja e Divock Origit do të jetë te Liverpooli.

Sulmuesi 24 vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me Liverpoolin.

Reprezentuesi belg pati merita të jashtëzakonshme në suksesin e Liverpoolit këtë edicion në Ligën e Kampionëve, ku u shpallën kampion për të gjashtën herë në histori të klubit.

Faqja e Liverpoolit nuk saktëson se për sa vite është vazhduar kontrata, veç se raporton se 24 vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate.

Origi pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga francezët e Lille.

Komento: