Neymar duket se nuk po kalon kohë të mirë tek skuadra aktuale.
Football Leakes zbuloi vitin e kaluar se në kontratën e Neymarit me Paris Saint-Germainin ekzistonte një klauzolë që do ta shpërblente brazilianin për sjellje të mirë, por klubi nuk do ta paguajë 370 mijë euro bonus atë këtë muaj, për shkak se nuk u paraqit në stërvitjet parasezonale.
Të gjithë lojtarët e PSG-së kanë klauzola të tilla në kontratat e tyre me klubin, madje edhe ata në të akademisë dhe në sektorët e tjerë, gjë që është e zakonshme në klubet franceze sepse ato nuk mund t’i gjobisin lojtarët e vet për shkak të rrogave të tyre fikse.
Por, ato mund të mos ua paguajnë bonuset lojtarëve të tyre në raste kur bëjnë sjellje të pahijshme, ndërsa ato para i përdorin për bamirësi.
Neymar ka pagë vjetore në vlerë 34 milionë euro, por nuk do t’i marrë bonuset e muajit korrik.
Braziliani është duke e kërkuar largimin nga klubi dhe dëshiron të kthehet te klubi i vjetër, Barcelona.